Djegia e mandateve, Basha: Nuk ka kthim prapa
Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh i vendosur se nuk ka kthim prapa në vendimin për djegien e mandateve. ”Nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë sesa kjo që ka vendosur PD dhe opozita. Nuk ka kthim prapa, nuk është vetëm djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament fasaadë”.
Deklarata u bë pas takimit të Bashës me Bujar Nishanin, kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së për zyrtarimin e këtij vendimi sipas statutit të PD-së. Nishani është drejtuesi i Këshillit Kombëtar dhe ky organ është i fundit që pritet të miratojë vendimin përfundimtar të deputetëve të PD për djegien e mandateve.
”Opozita ka ndërmarrë sot një hap që sakrifikon një privilegj nominal të përkohshëm siç është mandati i deputetit por që po investon dhe angazhohet në shërbim të një interesi madhor për të nesërmen e çdo shqiptari pavarësisht se çfar statusi ka në shoqëri, rend institucional, besim religjoz apo përkatësi partiake. Opozita me këtë akt të përgjegjshmërisë më të lartë nis të udhëheq një poçes që për alternativë të vetme ka një Shqipëri të nesërme pa banditë e trafikantë në Parlament, pa vrasës e gangsterë në administratën shtetërore. Një Shqipëri ku detyrën, sjelljet, të drejtat, detyrimet e gjithsecilit i përcakton, rregullon, mbron e gjykon ligji dhe Kushtetuta jo Kryeministri dhe të fortët përreth tij”,-tha dje Nishani.
KOHA JONË SONDAZH

