Djegia e mandateve dhe protesta e opozitës, Rama paralajmëron konferencë për shtyp
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 18:45 të mbrëmjes së sotme.
Ky është reagimi i parë i kreut të qeverisë pas dorëzimit të mandateve të opozitës ditën e sotme, që erdhi pas protestës para parlamentit për rreth 3 orë, teksa nuk u shënua asnjë incident.
“Në 18.45 do t’u drejtohem qytetarëve në një komunikim të drejtëpërdrejtë. Faleminderit paraprakisht të gjithë atyre që do ta ndjekin”, shkruan kryeministri Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

