Djegia e mandateve, mblidhet Këshilli Kombëtar, qindra mbështetës inkurajojnë demokratët
Pasditen e djeshme, Partia Demokratike mblodhi Kryesinë e saj, ku Lulzim Basha do t’i komunikonte zyrtarisht vendimin e grupit të deputetëve demokratë për djegien e mandateve. Ndërkohë pasditen e sotme, PD-ja pritet të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar. Më herët kryedemokrati zhvilloi një takim me Bujar Nishanin, që është kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ku pas takimit në selinë e kësaj partie, Basha deklaroi se nuk ka më kthim pas.
Takimi me Nishanin vjen një ditë pas vendimit të PD-së për djegien e mandateve të deputetëve, por vendimi përfundimtar i mandateve jepet sonte nga Këshilli Kombëtar i PD-së. Dhe ne pritje te ketij vendimi oborri i selise blu eshte pushtuar nga dhjetra simpatizante te cilet kerkojne djegien e mandateve.
Kujtojmë që PD vendosi të hënën unanimisht të djegë mandatet parlamentare. Po kështu u vendos të mandatohet kryetari Lulzim Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar dhe të ngrihet një grup pune për teknikalitetet me njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet.
Në këtë këndvështrim janë propozuar për grupin: Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ivi Kaso. Vendimit të PD-së për djegien e mandateve iu bashkuan edhe partitë e tjera opozitare, ku aleatët njoftuan të gjithë bashkë se do të djegin mandatet e deputetëve, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
/H.Mesi
KOHA JONË SONDAZH

