FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili ironizon Baton Haxhinë: Nuk e ha levrekun kot sa krahu ky!

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar deklaratat e mbrëmjes së sotme të këshilltarit të Kryeministrit Edi Rama, Baton Haxhiu, se me djegien e mandateve nga opozita, Shqipëra do të përfitojë një opozitë të re.

“Dëgjojeni këtë Batonin, nuk e ha….. levrekun kot sa krahu ky!”, shprehet Petrit Vasili.

Analisti Baton Haxhiu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel ka paralajmëruar zhdukjen e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të  ndërtohet pas një muaj ose dy muaj. Mund të jetë vetëvendosja. Dorëheqja i lë hapësirë Vetëvendosjes për të qene pjesë e jetës politke në Shqipëri. Dhe nuk janë të paktë njerëzit që janë të gatshëm për të formuar një parti politike shumë shpejt. Partitë si LSI dhe PD, njëra do zbehet, tjetra do zhduket”-eshte shprehur Baton Haxhiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj Petrit Vasili shkruan me tallje për Batonin: Dëgjojeni këtë Batonin, nuk e ha….. levrekun kot sa krahu ky!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?