Dokumentet që provojnë manipulimin. Vasili: Ku është SPAK?
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar reagimin e institucioneve të drejtësisë për dokumentet e publikuara nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
Në dokumente tregohet sesi Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi urdhërojnë, në shkelje ligjore, që Qendra e Publikimeve Zyrtare të “emërojë” Arta Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i plotë i Vasilit:
Rilindja!(Dokumente)
Dokumentetet e publikuara nga presidenti jane nje deshmi shume e rende e kapjes monstruoze te shtetit si kurre ndonjehere ne keto tridhjete vite pluralizem.
Ku eshte prokuroria dhe policia???
Ku jane fshehur?
Ku eshte SPAK?
Apo po kerkon se ku do ta degdise dosjen.
Apo presin urdherat e Edi Rames.
Apo po kerkojne ndonje fshatar ta arrestojne se ka bere ndonje mur pa leje dhe ta japin ne 20 televizione dhe 200 portale sikur zune armikun e shekullit.
Ndersa horrave ne parlament e ministri te drejtesise, qe e shnderruan shtetin ne mafie ju bejne fresk dhe u ferkojne kurrizin.
Ku eshte pra reforma ne drejtesi???
Turp.
Shihini provat uleritese(dokumente) te rrembimit te shtetit nga banditet e qeverise.


KOHA JONË SONDAZH

