FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dorëheqja e kryebashkiakes së Durrësit? Rama: Boll hodhët helm!

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e së dielës në Durrës për të inspektuar nisjen e prishjes së godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima.

 

Kur u pyet nga gazetarët nëse është normale dorëheqja e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, në kohën e emergjencës, kreu i qeverisë u përgjigj: “Unë mendoj që nuk është normale të merreni me histori anësore, por të përqendroheni që të jepni energji pozitive. E kanë fajin ata që mbledhin në darkë lloj-lloj sharlatanësh. Njerëzit janë të tmerruar dhe një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e ekraneve pa kuptim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtëpitë e dëmtuara? Nuk ka rëndësi nëse ka plasur muri, rëndësi ka nëse është prekur apo jo struktura. Prandaj kemi angazhuar gjithë këtë rrjet ndërkombëtar, në mënyrë që njerëzit të kenë besim. Mos hidhni helm, mos mbillni mërzi sepse i luajtët mendsh njerëzit”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?