FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dorëzohet edhe avokat Ngjela: Rama nuk fiton mandat të tretë, SPAK-u po i pret!

Kryeministrin Rama e lëshoi edhe avokat Spartak Ngjela.,Në një intervistë në televizionin TVT, Ngjela theksoi se shenjat janë se në Shqipëri do të përzihen ujërat për shkak të reformës në drejtësi dhe shenjat do të dallohen në muajt dhjetor.

“Nuk besoj se mund të fitojë një mandat të tretë dhe kjo për shkak të SPAK. Do kemi eleminime figurash nga reforma anti-korrupsion. Kur të fillojë funksionimi i SPAK-ut, shumë nga këta nuk do i kesh në zgjedhjet e 2021, pasi do të jenë nën akuzë. Por, SPAK po pret Byronë Kombëtare të Hetimit. I gjithë ekipi i kësaj të fundit është duke u trajnuar në Amerikë dhe trajnohet me dosjet, kam të dhëna të plota, e korrupsionit. Cilët janë hetuesit, sipas ligjit shqiptar, ata duhet të jenë edhe me shtetësi shqiptare. Ata kanë dy shtetësi, amerikane dhe shqiptare”, – tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?