Dosja 184, Bardhi: Rama është i kapur në përgjime duke bërë pazare me votën
Ish-deputeti i PD-së Gazmend Bardhi, në ABC News, ka rrëfyer detaje rreth asaj se çfarë përmban dosja 184, për të cilën opozita pretendon se janë të tjera përgjime sikundër edhe në dosjen 339, ku drejtues të lartë të PS-së janë të përfshirë direkt në shitblerjen e votës. Por deklarata e bërë nga demokrati këtë herë ka qenë shumë e fortë duke u shprehur se në dosjen 184 është vetë Edi Rama, i cili është kapur në përgjime duke folur me elementë të inkriminuar, të cilët bëjnë pazare me votën e shqiptarëve.
Mirela Milori: Ndalemi pak tek dosja 184. Keni të dhëna se kush është në këtë dosje i kapur?
Gazmend Bardhi: Duke filluar nga Kryeministri i vendit Edi Rama tek ministra të qeverisë së tij dhe tek drejtues lokalë të PS-së, tek drejtues të Policisë së Shtetit. Sepse ky është një problem shumë i madh i përfshirjes së Policisë së Shtetit si një bandë në favor të një partie politike ndërkohë që policia duhet të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra një numër i konsiderueshëm funksionarësh publikë.
Pra Rama, Kryeministri është i përmendur nga të tretë apo është vetë i rënë në përgjim?
Unë mendoj se sa kohë unë nuk kam me vete një dokument që mund tua provoj
Ju lutem ju po përmendi emrin e Kryeministrit të vendit…
Edhe Kryeministri e di vetë që është aty. Nuk e ka mohuar asnjëherë.
Ju lutem ne duhet të jemi seriozë, Kryeministri i vendit sipas jush…
Është i kapur në përgjime duke bërë pazare me votën e shqiptarëve.
Edhe një herë Kryeministri është i përgjuar në telefon apo është në bisedë mes të tretëve që e përmendin Kryeministrin.
Kryeministri është i përgjuar dhe po të hapësh dosjen në Prokurori Kryeministrin mund ta gjen në më shumë se 5 apo 6 procedime penale.
Që flet vetë në telefon?
Absolutisht po.
Me njerëz të përfshirë në shitblerjen e votës…
Me njerëz të inkriminuar dhe të përfshirë në fenomenin e shitblerjes së votës. Nga Edi Rama tek ministra dhe ish-ministra të rëndësishëm deri dje dhe tek drejtues të lartë të PS-së. Prandaj Edi Rama e ke patur dhe ne kemi thënë që në fillim, jetike kapjen e organit të Prokurorisë.
KOHA JONË SONDAZH

