Dosjet e ”nxehta”, Markut nga Krimet e Rënda: Përshpejtoni hetimet

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Apelit, ka kërkuar më shumë bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë disa dosje voluminoze për korrupsion dhe krimin e organizuar, të të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”.

Një prej dosjeve të nxehta është edhe ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri e cila është shqyrtim pikërishit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kreu i organit të akuzës shoqërohej në këtë analizë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, përfaqësuesi i ambasadës amerikane, prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj.

Mbetet për t’u parë nëse do ketë “shkundje” të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas kësaj vizite të Arta Markut e shoqëruar edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata

Swiss Digital Mobile Reklama

Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë.

Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë.

Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?