FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtësia, Topi: Gjëmat e mëdha dalin të pastra

Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi teksa ka folur për sistemin e drejtësisë në vendin tonë, në ceremoninë e kalimit të partisë që drejton në zyrat e reja, ka thënë se në Shqipëri gjëmat e mëdha dalin të pastra, ndërsa gjëmat e vogla dënohen me burg.

Sipas tij, kjo mënyrë e dhënies së dënimeve tregon punën me dy standarde që bëhet në këtë sistem.

“Ka dy standarde, ai i gjëmave të mëdha që dalin të pastër dhe gjëmave të vogla që mbeten në burg. Askush nuk mund të krenohet me këtë situatë” ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, ai ka folur edhe për forcën politike që përfaqëson, ku ka thënë se, ajo nuk është pozicionuar asnjëherë me taktika mashtruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi sot në këtë godinë të re, ndonëse nuk është ambient i panjohur për ne pasi kemi një histori të gjatë në këtë godinë, por sot jemi në një sigël tjetër politike. Ne asnjëherë s’jemi pozicionuar për të marrë votë mashtruese. Mund të ishin bërë pjesë e parlamentit me taktika mashtruese, por në zgjodhëm të jemi vetvetja. Jemi në politikë për të bërë prezent aksionin politik” tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?