FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dylgjeri: Turpi i Skënderbeut Rama, i nisi mjekët në Itali pa licensa

Gazetari Ylli Dylgjeri e cilësoi si skandal të kryeministrit Edi Rama dërgimin e 30 mjekëve në Itali pa licensa të ushtrimit të profesionit. Në një shënim në Facebook, Dylgjeri shprehet se ajo që u nis si një ndihmë solidare e Shqipërisë, por kthehet në një turp, për faj të qeverisë “Rama”.
Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:
Skenderbeu i 2020-tes!

E dëgjuat? Lajmi: Solidariteti i mjekeve shqiptar!
Urraaaaaaaa! U nisen. Organizim i shkëlqyer!
Te gjithë të maskuar. Vetëm Kryeministri dhe Ministrat e zbuluar! Mjeket u nisen bio, pa letra, vetem me maska dhe fesh-feshe te bardha…
Me tej?
I nisin vetem per te bere lajmin e perbotshem. I nisen vetem per te bere selfi ne aeroportin e Rinasit. I nisen per ti thene botes ja kush e drejton Qeverine ketu: Vizionaret!
Por JO…U plasi! Skane licensa profesioni!
I nisen per turpin e shtetit nga u nisen! Keshtu nuk
do ti niste as Skenderbeu ne 1400! Edhe Ai do ti kishte dhene me vete nje ferman; qe dinë te hedhin ushunjza, a dine te hedhin leng preshi ne veshet italineve te semure te …Sirakuzes!
Po jo!
Skenderbeu yne i 2020 eshte alifmatrak. Skendebeu i 2020 di vetem te beje show ne TV, te hedhe tollumbace solidariteti dhe ne fund…ti plase bomba
ne mediat italiane. Mediat italiane te hoqen dhe pantallonat veç maskave. Ta gezosh lajmin e gazetes La Repubblica zoti Rama: “Mjeket shqiptar arriten ne Brescia…me tej do të hyne ne te trajnim. Nuk kane dokumentin qe verteton specialzimin”.
Haaaaaaaa!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?