Digjet KZAZ në Bushat
Qytetarët i kanë vënë flakën KZAZ-së nr 6 në fshatin Bushat në Shkodër, ku ishin të vendosur materialet zgjedhore.
Aktualisht KZAZ-ja e kësaj zonë është në flakë.
Dhjetra protestues janë mbledhur përballë shkollës profesionale në Bushat, Vau Dejës, të revoltuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve në 30 Qershor.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke reaguar për djegien e një KZAZ-je np Shkodër, thotë se ligji do të veprojë.
Ministri Lleshaj ne twitter: Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!

KOHA JONË SONDAZH

