Ekipi i ri, Grida Duma: Zgjedhja, përgjegjësi e Kryetarit. Ja ç’më tha Basha
Deputetja e PD-së Grida Duma e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me Nisida Tufën ka komentuar zgjedhjet më të fundit në Partinë Demokratike, zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë dhe Sekrretariatit.
“Unë mbështes çdo aksion politik të Partisë Demokratike, as e paragjykoj për mirë as për keq zgjedhjen e ekipit të ri, formula duhet të jetë fituese. Duhet të vimë me të vërtetë tek njerëzit”,- thotë ajo.
E pyetur pse nuk mori pjesë në mbledhjen e dytë të kryesisë së PD-së, pjesë ë së cilës është, zonja Duma sqaron se një gjë e tillë ndodhi për shkak të angazhimeve të saj vetjake.
Duma tha se demokratët sot shpresojnë dhe duan fitoren dhe është mirë që ta sjellë ku ekip i ri. “Ne do të mbajmë përgjegjësinë për Shqipërinë tonë, duhet folur me njerëzit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky ekip duhet të na çojë tek fitorja”,- tha Duma.
Duma shtoi se Kryesia duhet të jetë patjetër një trupë e mirë për të fituar zgjedhjet. Ajo shtoi se është pikërisht kryetari Basha ai që duhet të mbajë përgjegjësi për arritjen e suksesit të kësaj trupe.
“Kryetari ka përgjegjësi të plotë për arritjen e suksesit një trupë, janë njerëz me përvojë, tani duhen parë politikisht. Votimi për zgjedhjet e tyre ishte transparent, gjatë numërimit nuk kam qënë prezentë, por procesi i numërimit është nën përgjegjësinë e kryetarit, Mekanizmat për të kuptuar kuajt fitues është gara transparente e thellë dhe e plotë”, shtoi ajo.
Biseda me kryedemokratin
Gjatë intervistës së saj, deputetja demokrate Grida Duma zbuloi edhe një bisedë që kishte bërë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën para mbledhjes së kryesisë.
Pak më herët ajo tha se ekipi i ri duhet të bëjë të mundur fitoren e zgjedhjeve të qershorit dhe se përgjegjësia për ta ishte e Bashës, por shtoi se Partia Demokratike ka edhe një tjetër mision, të sqarojë demokratët.
“Sot askush nuk ka arsye pse të tallet me demokratët, duhet të jemi të qartë, të dimë çfarë do realizojmë me protestat, të dimë që s’ka qeverisje me Ramën, duhet të nxjerrim kandidatët sa më shpejtë, të fillojnë nga puna për zgjedhjet. Demokratët duan fitoren. Ata e meritojnë fitoren. Gjithçka që më shqetëson mua e kam diskutuar edhe më Bashën i ka thënë s’kemi më asnjë luks për të eksperimentuar. Mua me dhimbsen demokratët, janë ata që kanë bërë opozitë në ditë të këqia, pa punë me borxhe”,- u shpreh deputetja.
KOHA JONË SONDAZH

