Elbasan, Balla: Brenda vitit do të dëmshpërblehen të gjithë banorët

Llogaridhënia publike e qeverisë u ndal në Njësinë Administrative Funar, Bashkia Elbasan, ku Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi dhe drejtues qendrorë institucionesh iu përgjigjën një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve.

Zona e Funarit njihet si një nga perlat e paprekura të Elbasanit për shkak të peisazhit të mrekullueshëm që ofron në një distancë jo më larg se 25 km nga Tirana dhe 20 km nga Elbasani. Zona ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar në drejtim të agroturizmit, por mungesa e infrastrukturës ka bërë që ajo të njihet shumë pak.

Sipas Ballës, rruga që lidh Funarin me Tiranën është një nga detyrat tona kryesore, pasi ajo pritet të sjellë zhvillim ekonomik për banorët e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një zonë që me pak punë kthehet në një atraksion shumë të rëndësishëm turistik, e për pasojë rriten të ardhurat e banorëve të Funarit. Detyra jonë kryesore, së bashku me z. Sejdini është rruga që lidh Funarin me Tiranën sepse do të sjellë zhvillim”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për problemin e krijuar nga erozioni në disa fshatra të kësaj njësie, Balla garantoi se asnjë banor i prekur nga rrëshkitjet e tokës nuk do të mbetet pa marrë dëmshpërblimin brenda këtij viti.

”Angazhimi që unë dhe Kryetari i Bashkisë kemi dhënë, është që brenda këtij viti nuk do të ketë asnjë familje në Funar që nuk do të marrë dëmshpërblimin e mbetur, apo ato që janë aplikime të reja, përsa i përket dëmtimeve të shtëpive”,-u shpreh Balla.

Përsa i përket shkaqeve të erozionit në zonë, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, tha se kjo gjendje e krijuar ka ardhur për shkak të mos investimeve për ndërtimin e pritave malore, të cilat jo vetëm nuk janë shtuar, por janë rrënuar. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj vuri në dukje kushtet e shëndetësisë shqiptare para disa vitesh, gjendjen e sotme dhe disa nga objektivat, sidomos për Elbasanin.

Më tej banorëve i’u sugjerua të nisin krijimin e infrastrukturës së nevojshme familjare për pritjen e vizitorëve, pasi zona e Funarit pritet të marrë një hov të madh në zhvillim të agroturizmit. Përshtatja e shtëpive në bujtina mikpritëse do ta bëjë Funarin destinacionin më të afërt dhe më të bukur të Tiranës dhe Elbasanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?