Endri Hasa: Paligjshmëria po vepron për Bashkinë e Devollit

Koordinatori i Partisë Demokratike për Devollin, njëherësh, ish-deputeti Endri Hasa deklaron se paligjshmëria po vepron për Bashkinë e Devollit.

“Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, “ediramat” e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë.

Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve.
Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve.
Është hera e parë që pakica vendos për shumicën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private. Për të ka rëndësi vetëm të kontrollojë gjithçka! Shqipëria është në rrezik!

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin”, shprehet ish-deputeti demokrat, Endri Hasa.

Kujtojmë se sot pritet të konstituohet këshilli bashkiak i Devollit, në mbledhjen e të cilit do të bëjë betimin procedurial kryebaashkiaku i ri, Eduard Duro, i shpallur fitues nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike dhe LSI kanë depërtuar në ambientet ë Bashkisë, në shenjë kundërshtimi ndaj marrjes së detyrës nga Duro. Ky reagim i përkrahësve të opozitës është në koherencë me deklaratën e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili u shpreh se zyrat e Bashkive të djathta nuk do të lirohen.

Ndërkohë njëjtë argumenton edhe kreu aktual i bashkisë, Bledion Nallbati, i cili shprehet se ata nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit dhe se nuk do të lejojnë uzurpimin e njësisë vendore. Nallbati shtoi se 30 qershori nuk mund të njihet, pasi u anulua nga dekreti i presidentit të Republikës, Ilir Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?