Erdogan telefonon Maduron: “Qëndroni fort, ne jemi në anën tuaj”. Rama jemi me Guaido!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro disa orë më parë, sipas një deklarate nga zyra e Presidencës turke.

Gjatë bisedës mes tyre, Tayip Erdogan ndër të tjera mësohet ti ketë thënë Maduros: “Vëllai im Maduro, qëndro në këmbë. Ne jemi pranë jush. ”

Ndërkohë zyrtarët e SHBA po bëjnë thirrje për largimin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro. Presidenti Donald Trump njohu kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, duke e rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë, Presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”. Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që edhe ato të njohin zotin Guaido.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mijra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit të mërkurën, si pjesë e një proteste mbarëkombëtare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Kurse Kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi nxituan duke njohur Guadion.

Lideri venezuelian, Nicolas Maduro mund të përfitojë amnisti nëse e lëshon pushtetin. Pohimet i bëri lideri i opozitës, Juan Guaido, njeriu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera të botës, përfshirë Shqipërinë, e njohin tashmë si Presidentin e përkohshëm të vendit.

Në një intervistë të dhënë për një media vendase, Guaido tha se po kontakton me të gjithë sektorët, përfshirë ushtrinë, me qëllimin që t’i jepet fund krizës. Amerika sakaq ka vendosur t’i bllokojë Maduros burimet e të ardhurave. Ky i fundit i ndërpreu marrëdhëniet me Uashingtonin e deri më tani është mbështetur nga ushtria në përpjekjet e tij për të mbajtur fort pushtetin. Përpos Amerikës, njohjen e Guaidos e konfirmuan edhe mjaft vende latine si dhe Kanadaja e Britania e Madhe, por Rusia, Kina dhe Irani e dënuan përkrahjen që po i vjen kreut të opozitës nga jashtë; Moska e cilësoi atë një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një “rrugë direkte drejt gjakderdhjes”. Meksika dhe Turqia po ashtu mbështesin Maduron.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kërkoi mbajtjen e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të shtunën mbi këtë çështje, ndërsa e përshkroi qeverinë e Maduros si “moralisht të falimentuar” dhe “jodemokratike deri në themel”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?