Erion Braçe merr detyrën si zv/kryeministër

Zv.Kryeministri i ri i vendit Erion Braçe ka marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte dhe pas betimit në presidencë ka marrë stafetën përmes një takimi në ambientet e kryeministrisë, ku edhe atij si ministrat e rinj ju “rezervua” një LIVE ne ERTV.

Por ndryshe nga shumica e ministrave të rinj, Braçe është një ndër deputetët dhe figurat e vjetra politike të PS-së. Fjalën Braçe e ka nisur pikërisht me këtë, duke thënë se e ka të vështirë të flasë nga “kjo anë e bulevardit” (kryeministria, ekzekutivi) pasi është mësuar të qëndrojë prej 23 vitesh në kahun tjetër (Kryesia e Kuvendit, legjislativi).

“E kam pak të vështirë të flas nga kjo anë e bulevardit, pasi kam 23 vjet që flas nga ana tjetër dhe për 23 vjet kam parasysh vetëm Parlamentin, por meqë jemi në janar kam parasysh edhe aktivitetin jo vetëm timin, por të gjithë njerëzve të zakonshëm e gjitha është gjatë kohës që kemi qenë në opozitë”, tha Braçe.

Ndërkohë një “ERTV live” i është rezervuar dhe ish Ministrit të Ekonomisë e Financave Arben Ahmetaj, i cili ka zbuluar se nga nesër do të nisë punë të re si drejtuesi i komisionit parlamentar të ekonomisë e financave, vend që deri dje mbahej nga Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ahmetaj: Do iki të punoj si kryetar i Komisionit të Financave dhe Ekonomisë  po për këtë maxhorancë, do të thotë që ashtu siç kemi punuar të njëjtën gjë do bëjmë, por unë do jem 10-fish më mbështetës se ç’ka parë kjo ministri më para.  Kam vlerësim për secilin prej jush. Ka qenë kënaqësi dhe nder që kam punuar me secilin prej jush. I uroj Anilës një kohë sa më të bukur profesionalisht dhe sa më intensive politikisht dhe shumë suksese.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?