Zv/kryeministri Erion Braçe revoltohet nga zhurma e ndërtimeve përballë pallatit: Çmendia s’ka fund!

Ndërtimet në Tiranë vazhdojnë si në vitet e para të shekullit të kaluar në New York (SHBA). Mafia asokohe pastronte paratë e krimit duke ndërtuar dhe më pas dollarët ishin të pastra!

Edhe në Shqipëri mafia pastron para.

Sot ka ardhur një denoncim qytetar i zv.kryeministrit Erion Braçe për kompaninë që po ndërton një pallat në afërsi të pallatit ku ai banon. Shqetësimi i Braçes është vinçi që po ngrihet në trotuar, vetëm 7 metër larg dritares së tij.

Erjon Braçe para se të jetë zv/kryeministër dhe deputet, ai mbetet qytetar. Ai nuk hesht se denoncuari shkeljet e ligjit.

Sikur mazhoranca të kishte edhe disa “Braçe” të tjerë, PS-ja dhe mazhoranca do ishte më e besueshme…

Zv/kryeministri Braçe thotë se kompania po e ngre vinçin pas asnjë kusht sigurie për banorët dhe kalimtarët, ndërsa shton se është i bindur që punëtorët janë të pasiguruar.
Gjithashtu Braçe denoncon edhe faktin që afati i punimeve ka mbaruar që në muajin mars, por firma vijon të punojë për të ngritur pallatin./d.m-kohajone/

https://fb.watch/6YZzDMx8Zj/

 

 

SHKARKO APP