Erion Veliaj: Ambicia jonë, vitin e ardhshëm të ofrojmë kurse falas për të rinjtë te Piramida

Në fillim të vitit tjetër, Bashkia e Tiranës ka synimin që t’i bëjë falas kurset te Piramida, për fëmijët dhe të rinjtë që duan të marrin mësime në fushën e teknologjisë së informacionit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në ndarjen e çmimeve të konkursit AWS Jam Day, dedikuar teknologjisë “Cloud” në Shqipëri, u shpreh se kjo është një ambicie që mund të bëhet realitet nga 1 Janari 2024.

“Ne jemi partnerë me Raiffeisen Bank sepse sponsorizojmë gjysmën e bursës për çdo çun dhe për çdo gocë që mëson aktualisht te TUMO Center. Ambicia jonë është që, nga 1 Janari, ta bëjmë falas. Ëndrra ime është që çdo çun dhe çdo gocë në Tiranë të ketë mundësi ta marrë kursin falas pavarësisht se ku jeton, në Bathore apo në Bllok. Unë nuk siguroj dot suksesin e secilit, – nuk është as misioni im – por ajo që duam të sigurojmë është që fillimi të jetë njësoj për të gjithë. Në qoftë se do të na ndihmonit me talente, por edhe të ktheheni në mentorë dhe këshillues të një të riu, si një vëlla i madh apo një motër e madhe, për dikë që vjen pas jush dhe ka dëshirën të përqafojë industrinë e teknologjisë, do t’ju isha pafundësisht mirënjohës”, u tha Veliaj pjesëmarrësve në konkursin e AWS.

Ai kujtoi se jo më larg se 8 vjet më parë, industria më e zhvilluar në Tiranë ishte fasoneria, ndërsa sot turizmi dhe teknologjia zënë 50% të ekonomisë së qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkurrentët pjesëmarrës në këtë konkurs u asistuan nga dhjetëra profesionistë dhe inxhinierë të Amazon Web Services.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?