Euronews dhe VOA transmetojnë live protestën e opozitës
Mediat e huaj i kanë kushtuar vëmendje të veçantë protestës së opozitës. EuroNews dhe Zëri i Amerikës që prej nisjes së protestës po transmentojnë live të gjitha zhvillimet.
”Skena të tensionuara në Shqipëri mes protestave anti-qeveritare”, shkruan Euronews në faqen e parë të saj. “Mijëra protestues kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit shqiptar Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Disa prej tyre thyen kordonin policor duke hedhur bomba tymuese dhe flakadanë dhe pastaj kanë tentuar të thyejnë derën e kryeministrisë”, shkruan më tej Euronews.
Edhe Zëri i Amerikës e përshkruan si të tensionuar protestën e opozitës. ”Mijëra qytetarë nga pjesë të ndryshme nga vendi janë grumbulluar në sheshin përpara godinës së qeverisë. Minutat e para kanë nisur me tensione, ndërsa drejt kryeministrisë janë hedhur shishe molotov. Manifestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë grumbulluar të shumtë në hyrje të saj. Ndërsa është tentuar të hapin dyer e hyrjes kryesore, ata janë sprapsur ndërsa nga brenda forcat e sigurisë kanë përdorur pmpat e ujit apo dhe gaz lotsjellës. Pasi u shpërndanë nga përdorimi i gazit lotsjellës, manifestuesit janë grumbulluar sërish përpara hyrjes së godinës së qeverisë”,-shkruan VOA.
”Zëri i Amerikës” ka denocuar disa skandale të qeverisë, si emërimet nepotike në burgje, skandali i ”Unazës së Re” dhe shitjblerja e votave në disa qytete të vendit. Protesta është pasqyruar edhe nga DW, e cila shkruan: “Trazira në protestën e opozitës në Tiranë”

KOHA JONË SONDAZH

