FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fatos Lubonja: SPAK, goditje selektive mbi median dhe biznesin. Regjimi i Ramës sapo ka filluar

Publicisti Fatos Lubonja e cilëson si goditje selektive vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit dhe pronarit të televizioneve “Ora News” dhe “RTV Ora”, Ylli Ndroqi.

Lubonja deklaron se Rama po u bën shantazh bizneseve duke u çuar sinjalin se nëse do të bëhen me atë do të përfitojnë nga amnistia fiskale, në të kundërt do të kenë SPAK-un nga pas.

“SPAK po jep sinjale selektiviteti, goditja e televizionit, nuk po hyj te jeta e Ylli Ndroqit. Por nga ana tjetër bëhen amnisti fiskale, nëse do amnisti fiskale hajde bëhu me mua, nëse do SPAK nga mbrapa dil kundër meje. Ky sapo ka filluar tani, përdorimi i drejtësisë, kapja e medias. Kemi shenja të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit,” tha ndër të tjera Lubonja në një intervistë për televizionin “News24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?