Fillon seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës
Seanca ka rinisur për herë të tretë, teksa deputetët e opozitës janë jashtë saj. Aktualisht janë 82 deputetë të mjaftueshëm për të zgjedhur Presidentin e Republikes.
Deputetët e opozitës po largohen nga salla, pas vendimit për përjashtimin e tyre. Deri më tani janë larguar thuajse të gjithë deputetët e opozitës. Në dalje të parlamentit, kreu u VV Visar Ymeri tha se vendimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli për të përjashtuar opozitën nga salla është një tjetër shprehje negative e kësaj qeverie.
“Policia i tërhoqi zvarrë deputetët, të cilët u përjashtuan në mënyrë arbitrare, me një vendim që nuk ka kurrfarë arsyetimi”, tha Ymeri.
Por Albin Kurti po thërret që populli të rrethojë parlamentin. Turma po rrethon parlamentin.

