Fjetore”, protestuesit vendosin dyshek para bashkisë Devoll
Mbështetës të opozitës së bashkuar kanë protestuar sot përpara zyrave të Bashkisë së Devollit. Protestuesit kanë vendosur edhe një dyshek para zyrave bashkiake, duke ironizuar kandidatin e PS që mori mandatin dhe nuk lëviz nga zyra që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.
Dysheku është vendosur në shenjë simbolike, për të treguar se kryetari aktual Eduard Duro e ka kthyer bashkinë në fjetore. Fotot janë bërë gjatë protestës së sotme, e cila është mbyllur.
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji deklaroi se Duro e ka kthyer bashkinë në fjetore. Bashkia Devoll është “blinduar” që sot në mëngjes, teksa protestues të shumtë e kanë rrethuar atë dhe penguan kryetarin e zgjedhur më 30 qershor Eduard Duro, duke mos e lejuar të hyjë në zyrë.
Duro “u vendos” në bashki me ndihmën e 30 policëve të Speciales.
KOHA JONË SONDAZH

