Flamur Noka: 10 çështjet për të cilat Tahiri duhet të fliste me gazetarin
Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar sot për deklaratat e Ministrit Saimir Tahiri për luftën kundër narkotikëve. Tahiri publikoi disa foto në Facebook me gazetarin e “The Economist”, Tim Judah gjatë një operacioni antidrogë.
Deputeti i PD, Noka i kujton ministrit se me gazetarin e huaj duhet të tregonte dhe për trafikun e drogës me makinën e tij skemën sesi funksionon mbjellja e hashashit në vend.
Deklarata e plotë e Flamur Nokës:
Paska bërë tahiri i brendshëm ca foto me një gazetar të njohur, sikur është në krye të një operacioni anti-drogë.
Kjo është një nga gjërat më qesharake dhe më të pabesueshme sot në Shqipëri.
Dua ti kujtoj tahirit të brendshëm nëse i foli gazetarit;
1-Që i ka dhënë makinën e tij private habilajve, grupit më të madh të trafikut të drogës në zonën Fier-Vlorë
2-Që është i mërzitur kohët e fundit se prokuroria me ndihmën e partnereve i ka futur në burg kumbarin e tij Shullazi
3-Që ka djegur laboratorin e drogës për të zhdukur provat për trafikantët e mbrojtur prej tij
4-Që ai për interes të Edi Ramës mban llogaritë e 30 përqind të përfitimit për cdo rrënjë kanabis
5-Që siperfaqja e mbjellë me drogë vitin e kaluar është 5-fishuar, ndërsa këtë vit droga ka pushtuar gjithë vendin
6-Që Shqipëria renditet e para si vend prodhues i drogës në BE
7-Që drejtuesit e tij të policisë janë në krye të këtij biznesi, ruajnë dhe kontrollojnë këtë trafik dhe vjelin taksën 30 përqind
8-Që cdo burim e aset bujqësor është kthyer në dispozicion të drogës
9-Që janë të paktën 4 të vrarë në dy muajt e fundit për parcelat e drogës
10-Që ekonomia kriminale e drogës po asfikson ekonominë e ndershme në vend
Këto janë të vërteta e drogës dhe tahirit të brendshëm që i di mbarë opinion publik. Këto bën mirë tia thotë edhe gazetarit të cilin e shfrytëzon për të përmirësuar imazhin e tij. Një përpjekje e dëshpëruar se nuk ka si të përmirësohet imazhi i një ministri të krimbur në krim e trafiqe.