Frikë nga përgjimet e Bild? Rama ndalon fushatën për dy ditë dhe ia “mbath” në Londër

Nga dje e në vazhdim ka një panik në radhët e mazhorancës në lidhje me atë se çfarë do të publikoje sot Bild.

Paralajmerimi se sot pas dreke Bild do publikojë përgjime ku përfshihen njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama dhe ndoshta dhe vetë ai, ka bërë që ky i fundit të ndërpresë takimet elektorale për dy ditë, më shumë gjasa për t’ju shmangur komenteve mbi përgjimet.

Për këtë arsye Rama ka udhëtuar për në Londër në një aktivitet banal të një gazete në pamundësi për tu “sëmurë” si Arta Marku dhe në pritje të shoqerimit me forcë të liderit të opozitës në qeli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i kryeministrit Rama në Twitter:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?