Ftesa e Qeverisë, Braimllari: Nuk ka dialog me hajdutë
Sekretari i Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, ju përgjigj sot deklaratave të përfaqësuesve të PS të cilët thonë se janë gati për dialog me opozitën, por jo negociata.
I pranishëm në protesën e Unazës se Re, Braimllari deklaroi se opozita nuk mund të dialogojë më hajdut.
Deklarata e plotë e Braimllarit:
Edi Rama sot nxori Taulant Ballën qe gjoja bënte thirrje për dialog. Po si mund të dialogohet me Taulant Ballën, i cili është kryehajduti i rilindjes, i cili është personi që fiton në dëm të banorëve të Unazës së Re, që fiton tenderë publikë nëpërmjet krimit të organizuar, që emëron drejtues në administratën publike ne kundërshtim me ligjin. Kjo është fytyra e vërtetë e Rilindjes.
Ndaj përpara se të kërkojnë dialog, Taulant Balla duhet të vijë këtu tu kërkojë falje banorëve të Unazës së Re, duhet të vijë të dialogojë me ta. Por nuk vjen, sepse ka frikë nga e vërteta, e cila e nxjerr zbuluar atë dhe qeverinë e tij.
Ndaj ne jemi më të vendosur se kurrë për të shkuar me një zgjidhje për një qeveri transitore e cila krijon mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend dhe hap rrugën për në Bashkimin Evropian.
Nuk ka asnjë bashkëpunim me drejtuesit e krimit të organizuar, me hajdutët e Rilindjes. Bashkëpunimi është me qytetarët dhe banorët e Unazës së Re dhe me të gjithë shqiptarët. Sepse djegia e mandateve ishte një kërkesë e qytetarëve dhe ne sot jemi njësh me banorët e Unazës së Re dhe me gjithë qytetarët e Shqipërisë që e kanë dërguar në minorancë qeverinë e hajdutërisë së Edi Ramës.
Ndaj ju bëj thirrje që të bëhemi më shumë, të bëhemi bashkë, të ftojmë të gjithë miqtë tanë kudo që i kemi që më 16 mars të jenë të gjithë përpara Kryeministrisë sepse 16 marsi është fundi i hajdutërisë së Edi Ramës, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit dhe gjithë hienave të tij që po i pinë gjakun Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

