FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fushatë për zgjedhjet vendore/ Rama bashki më bashki, nis turin e takimeve

Pas përfundimit të Kongresit të Partive Socialiste Europiane, kryeministri Edi Rama njofton se do të nisë një tur takimet në bashkitë e vendit.

Ai thotë se po kryen përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë.

“Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë! Të bashkuar jo të ndarë; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë.’- u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?