FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Musa Kurtulaj: Gabove me Majkon, Baton!

Nga Musa Kurtulaj-
Gabove me Majkon, Baton !
Publicisti Baton Haxhiu, duke analizuar sonte tek EuronewsAlbania listen e kandidaturave të PS për deputet, tha se Pandeli Majko aksidentalisht ka qenë Kryeminister ne vitin 1999 dhe ka pasur rol episodik në përballimin e luftes së Kosoves !!!! Gabove Baton, gabove shumë në këtë rast ! Pandeli Majko nuk është berë Kryeminister aksidentalisht, përkundrazi ka qënë në këtë detyrë në një përiudhë tejet të vështirë në Shqipëri e dramatike në Kosovë , dhe e ka menaxhuar mirë situaten në ato kushte të jashtëzakonshme ! E dyta, si mund ta quash rolin e tij episodik për luften në Kosovë , kur Shqipëria me të gjitha mundësitë që kishte u angazhua në ndihmë të Kosoves ! Po kështu Qeveria Majko koordinoi gjithçka ne menyren me të mirë të mundëshme, në harmoni me gjithë impenjimin e faktorëve nderkombëtar për mbështetjen e Kosoves ! Nuk besoi se ka sot shqiptar të Kosoves mbi moshen 30 vjeç e lart, që nuk e kujton ndihmën dhe kontributin e Qeverisë Majko nga tetori i vitit 1998 dhe deri ne qershor të vitit 1999, kur Kosova u çlirua pas rreth 100 vjet okupimi serb ! Si mundet atëherë ta quash rol episodik për atë përiudhë qëndrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko ?! Kjo është gafë, Baton !

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?