Skandali tjetër i Ramës, sulmon Presidentin para ambasadorëve të huaj në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka kaluar sot çdo limit në sulme ndaj kryetarit të shtetit. Pas disa postimeve pa etikë dhe agresive në rrjetet sociale, kreu i qeverisë sulmoi Presidentin edhe në takimin e fundvitit me ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri
Në hyrje të fjalës së tij Rama tha: “Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu, gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës, që nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt”.
Sulmi i kreut të shtetit nga Kryministri, para ambasadorëve të huaj është jo vetëm i pavend, por edhe dëshmi e mosnjohjes së etikës elementare diplomatike.
KOHA JONË SONDAZH

