Gazetari gjerman i “Bild” flet për policët që e ndihmuan
Gazetari i të përditshmes gjermane “Bild”, Peter Tiede në një lidhje direkte me emisionin “A-Show”, në News 24 ka folur rreth artikullit të shkruar nga ai vetë, ku shprehej qartë për lidhjet e forta të krimit me politikën shqiptare. Peter Tiede, tha se ka investiguar vetë në Shqipëri, por pjesën më të madhe të informacionit rreth situatës aktuale ku ndodhet vendi e ka marrë nga policë që janë në azil politik.
Pyetja e parë: Ishit i vetëedijshëm që artikulli do të bënte zhurmë të madhe?
Natyrsht që jo ishte një artikull i vogël për raportet tona mediatike. Merrem me pjesë më të mëdha për dokumentarë. Ky artikull nuk ishte pjesë e një dokumentari.
Mundet ju të investigoni personalisht në Shqipëri?
Kam qenë disa herë në Shqipëri. Kam qenë në Greqi dhe vende të tjera. Kam qenë një javë në Shqipëri, kam takuar njerëz më kanë dhënë informacion dhe më kanë dhënë përshtypje se çfarë ka ndodh në Shqipëri. Janë njerëz që nuk preferojnë të flasin në Shqipëri. Kryesisht janë disa policë që i kanë ikur burgimit apo arrestit, apo policë që kanë qenë në arrest shtëpie. Kanë kërkuar azil politik jashtë vendit dhe mbrohen. Ata flasin si për qeverinë si për opozitën.
Adi Krasta: Qeveria shqiptare duket e shqetësuar nga artikulli juaj, a jeni kërcënuar?
Peter Tiede: Nuk është profesioni im që të merrem me politikanët. Unë kam shkruar shumë për vendet e Lindjes. Sigurisht që politikanët nuk janë të kënaqur, kur unë jam kritik. Por ka nga ata politikanë që kanë media në Shqipëri dhe thonë gjëra të tjera, Sa i takon lirisë së medias, Shqipëria ka probleme. Nuk mund të thonë dot që paguhem për artikuj.
A e keni takuar z.Manjani? Ja përgjigja e gazetarit gjerman
Gazetari gjerman Peter Tiede në një intervistë me “Skype” për gazetarin Adi Krasta u pyet se e kishte takuar personalisht zotin Manjani, duke qenë se ish-ministri i Drejtësisë citohet në artikullin e shkruar nga ai në median gjermane “Bild”.
Tiede tha se e ka takuar z.Manjani, por se përpos kësaj, ka “shëtitur” thuajse mbarë Shqipërinë për të shkruar një artikull.
“E kam takuar zotin Manjani por nuk ka qenë ai që ka zgjidhur gjithë problatmikën e përshkruar. Unë kam shëtitur thuajse gjithë Shqipërinë. Vetëm në fund e kam takuar z.Manjani, kemi biseduar për atë që ndodh në Shqipëri, sepse ai ka qenë në qeveri. Pretendimi se mund të kem marrë para është qesharake. Unë kam punuar për gazeta dhe revista të njohura, jam gazetar i njohur në Gjermani. Kam dëgjuar që ka gazetarë që marrin para për artikuj, por jo në rastin tim”, deklaroi gazetari gjerman Tiede.
KOHA JONË SONDAZH

