FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjiknuri pas takimit me pseudo opozitën: Do bëjmë gjithçka që paketa të kalojë, jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve

Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore u shpreh se partia që përfaqëson do të bëjë gjithçka që reforma të kalojë.

“Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim. Unë shpresoj po ashtu se deri në fund të arrijmë marrëveshje.

Ne jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë të shkeljes së marrëveshjes. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve. Çështja e sistemit zgjedhor është edhe një kusht për integrimin europiain”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://arkiva.kohajone.com/loje-e-rrezikshme-e-rames-per-te-mos-lejuar-koalicionet-parazgjedhore/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?