Ish-ministri Gjiknuri vizitë në SHBA me ftesë të Senatit Amerikan

Deputeti socialist Damian Gjiknuri së bashku me Ministrin për Diasporën Pandeli Majko po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes rrjeteve sociale, ish-ministri Gjiknuri bën me dije se ata ndodhen në Uashington ku me ftesë të Senatit Amerikan morëm pjesë në forumin mbi rolin agresiv të Rusisë në rajonin e Evropës Juglindore.

“Në Uashington ku me ftesë të Senatit Amerikan, sëbashku me Ministrin e Shtetit për Diasporën Pandeli Majko morëm pjesë në forumin mbi rolin agresiv të Rusisë në rajonin e Evropës Juglindore. Partneriteti dhe vëmendja e SHBA mbetet vendimtare për sigurinë dhe të ardhmen demokratike të Ballkanit Perëndimor”- shkruan në komentin e tij deputeti i PS-së, Damian Gjjiknuri të cilit i bashkëngjit dhe disa fotografi nga takimi në Uashington.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt mungojnë nga grupi antiRama në SHBA edhe Ditmir Bushati dhe Fatmir Xhafa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?