FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjirokastër, Basha për 16 shkurtin dhe planin ekonomik të PD

E shtuna e pa kryetarin e Partisë Demokratike në Gjirokastër, ku vijoi turin e takimeve me qytetarë, me biznesin e vogël dhe të rinjtë, duke vënë edhe njëherë tjetër theksin te protesta e 16 shkurtit dhe plani i PD-së, si e vetmja shpresë për rimëkëmbejn e ekonomisë.

Nga Gjirokastra, Basha tha se kishte shkuar për të ftuar banorët e këtij qyteti, që në datën 16 shkurt të marrin në duar fatin e tyre, për të përmbytur atë që e quajti sistem të kalbur, i cili është kthyer në gangrenë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. Teksa takohej me biznesmenë të vegjël, ai tha se atyre iu duhet një shtet që u shtrin dorën.

“Nuk do t’iu lëmë kështu. Të punojmë të gjithë bashkë që të rikthejmë ekonominë dhe mirëqenien. Me uljen e çmimin të karburantit dhe energjisë, ne besojmë se ekonomia do të marrë impulse shumë pozitive. Investimet do t’iua kthejmë, sepse juve ju duhet një shtet që iu shtrin dorën, jo t’iu vë këmbën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?