FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjosha: LSI kontribut në çeljen e negociatave me BE

Deputetja Klajda Gjosha nga Konventa e LSI-së deklaroi se muajt e ardhshëm janë momente vendimtare për Shqipërinë, pasi pritet nëse do të çelen negociatat.

Ish-ministrja e Integrimit pohoi se LSI është angazhuar dhe do të angazhohet për çeljen e negociatave.

“Muajt e ardhshëm kemi një mision, t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Duke qenë se dialogu politik është i minuar, kemi nevojë që të kryejmë një luftë të pakompromisë kundër korrupsionit. Duke qenë se situata ekonomike e vështirë që ka mbërthyer të gjithë shqiptarët, që shprehet edhe në revoltën e qytetarëve, duke krijuar një ambient të papërshtatshëm për investimin e bizneseve, duke qenë se Shqipëria do shkojë drejt zgjedhjeve lokale. LSI zotohet se do të japë të gjithë kontributin e saj qe Shqipëria mos të ngelet pas në çeljen e negociatave. Do të bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë në qershor të çeljes së negociatave”, tha Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?