FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Glover: Nuk themi dot nëse këto zgjedhje i përmbushën standardet

Kryesuesja e misionit të OSBE-ODIHR Audrey Glover ka bërë këtë të hënë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e mbajtura duke thënë që në krye të herës së procesi i 30 qershorit u mbajt pa marrë parasysh elektoratin shqiptar.

Ambasadorja tha se ende nuk kishin një qëndrim zyrtar nëse këto zgjedhje i arritën apo jo standardet. Glover i shpreh se ky qëndrim do të shprehet vetëm në raportin përfundimtar.

“Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pas asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin për veten. Neve nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet por na intereson nëse zgjedhjet janë në përputhje me ligjin. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh elektoratin. Opozita vendosi që të mos marrë pjesë kurse maxhoranca vendosi të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë, zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të mundshme politike. Në 31 bashki nga 61, kandidatët garuan pa kundërshtar. Përplasja politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv mbajtjen e zgjedhjeve. Ajo që ishte pozitive ishte se votimi u zhvillua në mënyrë të qetë”,- tha Glover.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?