Gramoz Ruçi lajmëron nga Lushnja kremtimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte sot në Lushnjë, ku mori pjesë dhe përshendeti në veprimtaritë e organizuara me rastin e 99 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Veprimtaritë nisën me pritjen në Bashkinë e qytetit, organizuar nga Kryetari Bashkisë Fatos Tushe, vazhduan me vizitën në shtëpinë e Kongresit historik dhe takimin festiv në qendrën e artit “Vaçe Zela”.

Në këto veprimtari ishin të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri Erion Braçe, deputetët Bashkim Fino dhe Tatjana Pirro, Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier Vangjel Ndreka, Prefekti i Fierit Baki Bala, drejtues të tjerë vendorë si edhe përfaqësues të familjeve patriotike që ndihmuan mbarëvajtjen e Kongresit të Lushnjes.
Z. Ruçi la një shënim në librin e Shtëpisë së Kongresit, në të cilin midis të tjerash vlerësoi se “Kongresi i Lushnjës përmbylli periudhën e shtetformimit dhe vendosi përfundimisht arkitekturën institucionale të shtetit të pavarur shqiptar.”

“Kongresi i Lushnjës, nënvizoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në përshëndetjen në takimin festiv në qendrën e artit “Vaçe Zela”, konsolidoi Shqipërinë e pavarur e parlamentare, vendosi diplomacinë shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit dhe filloi ndërtimin e administratës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit. Si një ylber pas rrebesheve të kohës, Kongresi i Ĺushnjës rilindi ndërgjegjen e lartë politike dhe tregoi pjekurinë e shqiptarëve, në mbrojtje të pavarësisë, në konjukturat e rrezikshme pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Do të mjaftonte ky Kongres, për ta bërë qytetin, historinë dhe popullin e Lushnjës krenarë për kontributin për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 21 Janar 2020 parlamentarizmi shqiptar do të mbushë një shekull jetë. Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punën dhe viti 2019 do të jetë viti i përgatitjeve për këtë ngjarje të shënuar. Ashtu si parlamentarizmi shqiptar mori jetë në këtë shtëpi, pikërisht këtej do të nisin veprimtaritë për celebrimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?