FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hafizi: S’u mor parasysh kërkesa për materialet zgjedhore

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi u shpreh se Asambleja e PS nuk mori parasysh kërkesën e saj dhe të Ben Blushit, për dorëzimin e materialeve zgjedhore të referendumit.

“Kemi bërë kërkesë dhe nuk u hodh në votim. U tha nuk mund të futet një kërkesë që ka ardhur dje dhe të futet sot në rendin e ditës. Madje edhe sot po ta kisha dorëzuar ajo duhet të ishte miratuar”, tha Hafizi.

Ajo shtoi se do ta kërkojë në komisionin zgjedhor të PS vënien në dispozicion të kutive të referendumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ideja ishte që Asambleja të na mbështeste. S’do donim që të kishte fatin e kërkesës që i kemi bërë KGS-së 3 javë përpara Kongresit”, tha Hafizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?