FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Halimi: Venecia rekomandoi çmontimin e kapjes së drejtësisë

Deputeti i PD, Eduard Halimi ka komentuar rekomandimin e Komisionit të Venecias. Ai tha se Venecia ka rekomanduar çmontimin e projektit të Qeverise.

Deklarata e plotë e Halimit

“Falenderim i jashtëzakonshëm për profesionalizmin, paanesinë dhe parimet themelore që përshkruan bashkëpunimin gjatë këtyre muajve me Komisionin të Venecias. Falenderim eksperteve të PD për përkushtimin dhe profesionalizmin që përshkroi gjithe këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Venecia i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike, dhe ka rekomanduar çmontimin e kapjes. Venecia ka rekomanduar që palët politike të arrijnë një konsesus bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndihemi të inkurajuar që çështjet e ngritura në shtator 2015 nga opozita, të ringritura në Janar e Shkurt 2016, janë cilësuar si legjitime dhe i janë lënë marrëveshjes politike për tu dakordësuar. Koha që palët politike të ulen dhe të vendosin për të gjitha cështjet politike, bazuar në një dialog politik të sinqertë, bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?