Hand: Disa prirje të qeverisë Rama janë shqetësuese
”Pas 6 vitesh në pushtet, disa prirje të qeverisë Rama janë shqetësuese”. Kështu u shpreh Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand në një intervistë për ”Zërin e Amerikës”. Hand përmendi korrupsionin, sipas të cilit është i kudondodhur në Shqipëri por edhe cënimin e medias.
Cili është mendimi juaj për qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka qënë në pushtet prej 6 vjetësh tashmë. Ka vëzhgues që thonë se Shqipëria ka bërë hapa pas përsa i përket demokracisë. Cili është mendimi juaj?
Robert Hand: Kryeminsitri Rama ka qënë në pushtet që nga 2013. Socialistët fituan të vetëm në zgjedhjet e fundit pa patur nevojë për koalicion. Duke parë Shqipërinë, por edhe vende të tjera, në dy-tri vitet e para të pushtetit arrihet përparim. Në mandatin e dytë, kur vjen tek viti i gjashtë, fillojnë dalin zhvillime, që janë problematike, pra kjo është një prirje që vihet re gjithandej dhe nuk dua të fajësoj për këtë vetëm kryeministrin. Megjithatë disa prirje të kësaj qeverie janë shqetësuese. Është shqetësuese nisma lidhur me median në internet dhe masat që mund të merren kundër portaleve të lajmeve, pasi mund të jenë vendime arbitrare nga një ent administrativ. Jo vetëm OSBE-ja, por shumë organizata të tjera që merren me lirinë e shtypit, brenda ose jashtë Shqipërisë, apo shoqëria civile, kanë shprehur shqetësim për të. Po ashtu është shqetësues problemi i korrupsionit që është i kudo-ndodhur në Shqipëri. Në pikëpamjen time vendi ka përparuar këto 6 vjet. Mendoj se reforma në drejtësi mund ta çojë vendin më përpara. Shqipëria duhet të shpërblehet për këtë, por kjo nuk i bën të padukshme problemet e tjera. Por largimi i opozitës nga parlamenti, siç ndodhi në shkurt, krijoi një problem të ri, duke e zhvendosur vëmendjen tek veprimi i saj, në se ishte kundër-produktiv apo jo dhe u lanë në harresë problemet e vërteta për ta mbajtur qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj, gjë që është pikërisht misioni i opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

