Haradinaj: Gjermania, zëri ynë kundër ndarjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me deputetin Gjerman, Peter Beyer, i cili ndodhet këto ditë në një vizitë në Kosovë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se Gjermania mbetet aleat strategjik i Kosovës. Ndërkohë që falënderon deputetin gjerman për qëndrimin e Berlinit kundër ndarjes së Kosovës.

“Ruajtja dhe thellimi i partneritetit të shkëlqyer me aleatin tonë strategjik, Gjermaninë, është interes jetik shtetëror. Në takim me deputetin e Bundestagut Gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, potencova se Kosova ka treguar maturi politike në proceset e fundit në vend dhe është e përkushtuar për zgjedhje të lira e demokratike. Duke intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, Kosova synon që ta orientojë ekonominë e saj kah Gjermania. Thellësisht mirënjohës Bundestagut dhe Kancelares Merkel, për konsistencë dhe vendosmëri në mbështetje të sovranitetit të Kosovës, duke u bërë hapur zëri ynë kundër ideve për ndarje dhe korrigjim. Gjithashtu, shpreha falënderimin tim, për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave dhe mundësisë që kjo të ndodhë këtë vit, pasi Kosova ka përmbushë të gjitha obligimet”,- deklaron Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?