Haradinaj për Trepçën: BE ka humbur rrugën, nuk lejojmë ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar reagimin e BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Për të kjo sjellë tregon se BE-ja ka humbur rrugën por që Haradinaj shpreh me bindje se Kosova nuk ndahet. ”Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”,-shkruan Haradinaj në facebook.

Reagimi i plotë

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr, ka deklaruar shprehimisht Haradinaj. Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?