Hidhet në Apel shorti për ankesën e LSI-së, Ardian Dvorani kryesues i trupës

Në Apel Administrativ është hedhur sot shorti për ankesën e LSI-së për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinë dy-javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia.

Mësohet se kryesues i trupës gjyqtare që do të shqyrtojë ankimimin e LSI-së është Ardian Dvorani. Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën. Sot Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?