Humbja e pasaportave, Rama mbledhje në Ministrinë e Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme po zhvillon një mbledhje pas humbjes së pasaportave drejt Greqisë. Burime të sigurta bëjnë me dije se mbledhja po zhvillohet në prani të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që policia greke e Kakavijës bllokoi një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga ministria jonë e Jashtme. Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë të merrnin pasaportat e reja. Por mënyra skandaloze se si u transportuan nga ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë hodhi në erë këtë procedurë.

Pasaportat ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportohen rroba, dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë. Por gjatë kontrollit të policisë greke në Kakavijë, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar. Gjithashtu policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare. Kjo situatë ka krijuar shqetësime dhe për udhëtarët e autobusit, të cilët po pengoheshin të udhëtonin drejt Greqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?