FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humor/“Gent Cakaj në ditën e parë të shkollës”

Gent Cakaj pasi i mori të gjitha kompetencat e deleguara nga kryeministri Edi Rama, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfaqësoi sot për herë të parë Shqipërinë në të parin takim ndërkombëtar.

Ministri i ri Cakaj duket qartë se nuk i fsheh dot emocionet në parakalimin në tapetin e kuq, si dhe në takimet që ka pasur me krerët e tjerë të diplomacive europiane.

Edhe në foton zyrtare të takimit, Cakaj është i vendosur në rreshtin e fundit, dhe bën përpjekjet e tij për t’u dukur sa më i gjatë në video.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraqitja e tij e parë në një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar, është bërë burim frymëzimi që qytetarët të modifikojnë atë, duke e paraqitur si “dita e parë e shkollës” për Cakajn.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faqja “Qeveriu” ka publikuar videon, por tashmë të modifikuar, sikur Cakaj vjen me autobus shkolle dhe në sfond është kënga “Zilja tringëllon”. Ndërkohë në rrjetet sociale nuk mungojnë memet e shumta për takimin e parë zyrtarë të Cakaj.

Për më shumë shihni videon dhe fotot e mëposhtme:

https://www.facebook.com/qeveriu/videos/373156660142513/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?