I dërguari i SHBA-së takim me këshillin e ambasadorëve në Tiranë: Të forcojmë partneritetin strategjik

Bordi i Këshillit të ambasadorëve shqiptarë priti në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner dhe Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik.

Këshilli i Ambasadorëve ka ritheksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe kanë diskutuar përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE. Misioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë është të mbështesë Politikën e Jashtme Kombëtare Shqiptare në emër të interesave të kombit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?