I hodhi bojë Edi Ramës, reagon Paloka: I thoni që nuk ka parë asgjë akoma, është vetëm fillimi i…
Deputeti i PD-së, nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së ndodhur në Kuvend, teksa ai spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që byroja e përjashtoi me 10 ditë.
“Kam dëgjuar e lexuar si komente se kjo ishte një hakmarrje e Palokës. Nuk ishte hakmarrje e Palokës, është hakmarrje e shqiptarëve që përditë fyhen e vidhën nga një kryeministër arrogant e i pacipë”- tha ai.
Sa për vendimin e Gardës dhe Policisë që ka nisur procedimin ndaj tij, Paloka ka thënë: “As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma”.
KOHA JONË SONDAZH

