FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi: Letërkëmbimi Rama-Basha, lojë postierësh

Kryetari i PDIU-së u ka bërë thirrje krerëve të opozitës e mazhorancës të kapërcejne ato pengesa që kanë mbetur për të miratuar Reformën në Drejtësi

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e ka cilësuar si lojë postierësh letërkëmbimin mes kryeministrit Rama e kryetarit të PD-së, Basha për dialogun për reformën në drejtësi. Në një intervistë në News 24 Idrizi tha se ka ardhur koha që reforma në drejtësi të përfundojë duke theksuar se ajo është pjesa e moralit të institucioneve shqiptare.

Idrizi është shprehur se është me rëndësi që palët të bien dakord për të miratuar reformën në drejtësi duke theksuar se çështja e pretendimeve të opozitës për zbatimin e kushtetutës është çështje e interpretueshme nga shumica. Megjithatë ai thekson se tashmë dy deputetët, për të cilët kërkohet nga opozita që mandati i tyre të kalojë në Kushtetuese, e kanë zgjidhur problemin. Rakip Suli e Valentina Leskaj kanë kërkuar vullnetarisht që mandati i tyre të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PDIU-së i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës të bashkëpunojë për të kapërcyer edhe ato pak pengesa që kanë mbetur në rrugën drejt miratimit të reformës në drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?