FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

IGJEUM: Mot i acartë! Temperaturat nesër zbresin në minus 15 gradë në këto vende

Dita e diel do të shënojë një rënie të theksuar të temperaturave minimale në zonat malore. Termometri pritet të bjerë 15 gradë nën zero.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se sot pasdite (e shtunë, dt. 16) dhe nesër (e diel, dt. 17) nuk priten reshje pothuajse në të gjithë qarqet, përveç disa zona të lokalizuara ku mund të priten reshje lokale të dobëta.

Ndërsa në zonat malore në juglindje të vendit, mbi 500 m mbi nivelin e detit, priten reshje ne formë dëbore.

Swiss Digital Desktop Reklama

TEMPERATURAT

Swiss Digital Mobile Reklama

Nesër (e diel, dt. 17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -1 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 2 °C
në vendet malore: -15 / -3 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 16) era pritet të jetë mesatare deri e fortë (kryesisht në bregdet dhe në veri të vendit), ndërsa nesër (e diel, dt. 17) era pritet të fryjë e lehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?