Incidenti me gazetarin Gjençaj, reagon PD: Dhuna policore reflekton sjelljen e kryeministrit!

Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit me gazetarin e News24. Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi tha në një deklaratë nga selia e PD se pamjet janë tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias më Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Shumë shqiptarë kanë ndjekur sot me shqetësim pamjet e rënda të dështimit të policisë për kapjen e një trafikanti droge dhe dhunimin e gazetarit që po raportonte për këtë ngjarje në Tiranë.

Gazetari i Televizionit News 24, Ergys Gjençaj, u përball sot padrejtësisht me brutalitetin shtetëror, ndërsa ishte më krye të detyrës, i identifikuar si gazetar.

Pamjet që shpërndau News24 janë tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias më Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

SHKARKO APP