Incidenti në mbrëmje. Policia ulimatum studentëve të fakultetit ekonomik
Mbrëmjen e së mërkurës studentët janë mbledhur sërish nëpër fakultete për të përcaktuar vijueshmërinë e protestës dhe formës së saj.
Në fakultetin ekonomik, teksa studentët ishin grumbulluar në një prej auditorëve, në ambientet e brendshme të godinës kanë hyrë forca policie.
Mësohet se punonjësit e policisë kanë kërkuar informacion nga studentët se përsa kohë do të qëndrojnë në fakultet, një kërkesë e cila nuk përcaktohet në asnjë rregullore, sa i përket qëndrimit të studentëve në fakultete.
Nuk dihet cili ka qenë qëllimi i kësaj ndërhyrje të policisë ndërsa vetë studentët e kanë cilësuar si një përpjekje për të penguar organizimin studentor.
A mos pushteti po lëviz për të penguar organizimin studentor? A po i frikësohen idesë së ngujimit në fakultete, si formë radikalizimi të protestës studentore, pasi presioni ndaj KM do jetë më i madh këtë herë?” – thuhet në reagimin e studentëve.
Kryeministri humbet durimin, kërcënon studentët me arrestime
KOHA JONË SONDAZH

